This Site








19th Congress of KKE




Populli kërkon nazistët në burg!

Më 7 tetor 2020, pas 5,5 vjetësh, përfundoi gjyqi i organizatës fashiste, kriminale "Agimi i Artë", që ishte vonuar me përgjegjësi të qeverive SYRIZA dhe ND.


Sasia shumë e madhe e provave që dolën gjatë seancave gjyqësore nuk lanë asnjë dyshim se organizata kriminale neonaziste "Agimi i Artë" është përgjegjëse për vrasjen e muzikantit antifashist Pavlo Fisas, për sulmin vrastar ndaj peshkatarëve egjiptianë, për sulmin ndaj sindikalistëve komunistë të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) dhe për dhjetëra sulme të tjera.


Gjykata e karakterizoi "Agimin e Artë" organizatë kriminale dhe dënoi udhëheqjen e saj. Një total prej 68 kuadrove neonazistë u akuzuan. Ndëshkimet specifike pritet të shpallen ditët në vijim.


Dhjetëra mijëra punëtorë dhe të rinj, që herët në mëngjesin e të mërkurës, u mblodhën jashtë gjykatës, pas thirrjes së bërë nga sindikatat, shoqatat e nxënësve dhe studentëve, duke kërkuar me këmbëngulje ndëshkimin shembullor të kriminelëve nazistë. Veçanërisht masiv dhe militant ishte prania e forcave të Frontit Militant Mbar-Punëtorë (PAME). Mobilizime të ngjashme masive u realizuan në të gjitha qytetet kryesore të Greqisë, duke mbajtur masat e nevojshme epidemiologjike.


Në tubimin, si dhe në shpalljen e vendimit gjyqësor, brenda në sallën e gjyqit, u gjend Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili, pas dhënies së vendimit gjyqësor, bëri deklaratën vijuese:


“Gjykata, e udhëhequr nga e vërteta, siç doli nga provat e shumta, dënoi sot penalisht vrasësit e Agimit të Artë. Ky dënim duhet të shoqërohet me ndëshkim shembullor të fajtorëve, që është dhënia e masës maksimale të ndëshkimit dhe natyrisht të futen në burg. Në gjyq, natyrisht, dolën gjithashtu lidhjet dhe ndërlidhjet e nazistëve, të cilat i bëjnë ata edhe më të rrezikshëm. Nuk lejohet asnjë vetëkënaqësi. Gjëja kryesore është që populli ta përballojë të keqen në rrënjë, duke përmbysur sistemin që e “ngroh” dhe e mirëmban këtë vezë të gjarprit, nazizmin, fashizmin. Kjo është arsyeja pse fjalët e poetit janë shumë koherente: «Fashizmin thellë kuptoje, ai nuk vdesë vetë, shkatërroje»”.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), e cila ka qenë në ballë të luftës së popullit për të dënuar organizatën naziste dhe krimet e saj, ka përshëndetur mijërat e protestuesve në të gjithë Greqinë me kërkesën «Nazistët në Burg». Ajo denoncoi, në të njëjtën kohë, synimin e qeverisë dhe policisë për të shpërndarë demonstratën madhështore popullore para gjykatës në Athinë, me alibi veprimet e një numri të vogël të një grupi provokator. Në kundërshtim me ata që u shqetësuan nga rezultati i vendimit të gjykatës dhe demonstratat madhështore, ky plan ra, dhe tubimi vazhdoi me mijëra protestues të cilët marshuan në rrugët e Athinës duke përcjellë mesazhin e optimizmit dhe rezistencës, dhe arriti jashtë Parlamentit të Greqisë, në qendër të kryeqytetit grek, ku u mbajt dhe një minutë heshtje për viktimat e fashizmit.


Protestuesit kërkuan që të vendosen ndëshkime maksimale për kriminelët nazistë dhe të futen në burg, si dhe theksuan se do të gjenden kundër çdo përpjekje që synon të ndihmojë që perceptimet helmuese dhe aktiviteti i fashistëve të çojë kokë.



KNE 2011